Lidhja Demokratike e Kosovës të shtunën do të mbajë Kuvendin Zgjedhor.
E zyra për informim e kësaj partie, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër, me datë 1 gusht, do të mbahet mbledhja e Kryesisë së LDK-së.
Mbledhja sipas njoftimit do të kryesohet nga kryetari Mustafa dhe mbahet në selinë qendrore të LDK-së.
Kujtojmë që të shtunën do të mbahen zgjedhjet partiake të LDK-së, në të cilën do të mbahet gara për kryetar, derisa pritet që Isa Mustafa ta marr edhe një mandat të ri.
Ndryshe, ky kuvend zgjedhor, i nënti me radhë, fillon nga ora 10:00, ndërsa regjistrimi i delegatëve fillon nga ora 9:00.