Ancelotti tregon situatën e Benzemas vetëm një ditë para ndeshjes ndaj Liverpoolit.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Karim Benzema është qind për qind i gatshëm për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve kundër Liverpoolit.
Ka qenë e paqartë nëse sulmuesi do të arrijë të luajë të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu për shkak të një lëndimi, por ai është i gatshëm për lojë.
Francezi nuk u përfshi në ndeshjen e La Ligas ndaj Espanyolit, por ai është në gjendje të luajë në sfidën e garës elitare evropiane.
“Karim është 100 për qind i gatshëm dhe i entuziazmuar. Kjo është një garë shumë e rëndësishme për të gjithë”, është shprehur strategu italian.
Real Madridi është pranë kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi fitoi me rezultat 5-2 në Anfield.