Republika e Kosovës nesër pritet te bëhet me ushtri.
E presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në orën 15:00 do ta vizitojë kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Kjo vizitë e tij vije një ditë para seancës për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Të premten Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku pritet të votohen tri projektligjet të cilat i hapin rrugë krijimit të ushtrisë së Kosovës.
Ndërsa pasdite është paralajmëruar ceremonia shtetërore në Prishtinë. /ORAinfo/