Një ditë pas ditëlindjes, 33-vjeçarja nga Istogu i jep fund jetës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Një ditë pas ditëlindjes, 33-vjeçarja nga Istogu i jep fund jetës

14:46 | 13 Shkurt 2020

Një femër nga qyteti i Istogut është gjetur pa shenja jete në mëngjesin e sotëm në rrugën “Ibrahim Rugova” të qytetit të Istogut në banesën e saj.

Viktima është e moshës 33-vjeçare. E njëjta dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur zyra për komunikim në Policinë e Pejës.

“Mund të ju konfirmojmë se rreth orës 10:00, policia është informuar se në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Istog një femër gjendej në një banesë pa shenja jete. Njësitë relevante bashkë me mjekun kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të policisë së Pejës.

Komento: