Një ditë pas humbjes nga Barcelona, ngushëllohen madrilenët, Xabi Alonso merr drejtimin e skuadrës

10:48 | 12 Maj 2025

Xabi Alonso ka arritur marrëveshjen që të bëhet trajneri i ri i Real Madridit.

Ai do të zëvëndësojë Carlo Ancelottin, i cili do të largohet me shumë gjasë te Brazili.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, spanjolli do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me “Madrilenët” dhe pritet që të fillojë menjëherë me Botërorin e Klubeve,

Alonso, ishte së fundi trajner i Bayer Leverkusenit i cili ka fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën si dhe ka arritur finalen e Ligës së Evropës.

Komento: