Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pretenduar se gjatë mandatit të tij, Krusha është mbështetur me rreth 2 milionë euro përmes subvencioneve dhe granteve, derisa ka përmendur “tokën e larë me gjak të Krushës”.
“1,933,327.85 milionë euro për Krushën!Brenda mandatit tonë qeverisës, 1,933,327.85€ është vlera e mbështetjes financiare me të cilën janë përkrahur 30 gra në mesin e shumë përfituesve, fermerë të Krushës përmes subvencioneve dhe granteve. Për tokën e larë me gjak të Krushës, për tokën e begatë të Kosovës!” – ka shkruar ai.
Postimi i Pecit vjen një ditë pasi Kooperativa Bujqësore “Krusha” bashkë me Fahrije Hotin kanë mbajtur konferencë për media, duke kërkuar që Ministri i Bujqësisë, Faton Peci të kërkojë falje për njollosjen që ato thanë si kanë bërë të gjitha grave të Krushës.
Hoti tha para gazetarëve tha se nuk lejon që Ministri Peci ta njollosë emrin e saj, pasi çdo gjë e ka nisur pa ndihmën e askujt.
Ajo tha se që nga viti 2015 kurrë s’kanë pasur përkrahje nga Ministria, pasi siç tha ajo nuk i kishin përmbushur kriteret dhe ishin refzuuar.
“Këtu është shpalos një qarkullim që ka një javë që ministri Peci merret me çështjen e zonjës Fahrije Hoti. Do të shpjegoj në detaje rrugëtimin e kooperativës deri më sot ku jemi. Nuk lejoj me mu njollos emri im, që e kam nisur pa ndihmën e askujt. Ministri Peci gjatë kohës kur zyrtarët ose gazetarët kanë gjetë një dokument që unë jam refuzu nga ministria e Bujqësisë, qoftë me arsye apo pa arsye por kooperativa ka punëtorë, ka staf, ka menaxhment që janë të profilit të projekteve. Kemi aplikuar, jemi refuzu”, ka thënë Hoti të hënën në një konferencë për media.