Speca të mbushur me djathë për drekë të lehtë.
Drekë e lehtë dhe e shpejtë, ideale për këto temperatura të larta të verës
Racion i shijshëm të cilin të gjithë e duan, përgatitet shpejt dhe thjesht, transmeton Telegrafi.
Për përgatitjen e këtij ushqimi nevojiten:
– 250 – 300 g djathë;
– 7 speca të vegjël;
– 1 vezë;
– 2 lugë grizë;
– 3 lugë proshutë;
– 2 lugë ullinj të grirë;
– vaj;
– 1 domate;
– bën edhe domate të ziera pak;
– borzilok; moraçë, fletë spinaqi.
Përgatitja:
Specat lani dhe hiqjani farat, pastaj mbyllni me rrathë domatesh.
Tepsinë lyeni me vaj dhe radhisni specat.
Lyeni me vaj dhe shtoni pak domate të ziera rreth 100 ml.