Një dron vërehet duke fluturuar mbi burgun e Gjilanit

09:15 | 18 Mars 2026
nje-dron-verehet-duke-fluturuar-mbi-burgun-e-gjilanit

Mbrëmjen e të hënës një dron është vërejtur të ketë qëndruar mbi burgun që gjenden në fshatin Pasjak në Gjilan.

Fluturimi i dronit raportohet të jetë vërejtur nga një gardian. Policia në raportin 24 orësh njofton se janë duke u marrë me rastin i cili po cilësohet fotografim, incizim i paautorizuar.

“Fsh. Pasjak, Novobërdë 16.03.2026 – 22:35. Nga gardiani i burgut është raportuar se kishte vërejtur një dron duke qëndruar mbi burg dhe më pas ishte larguar. Njësit policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marr me rast”, thuhet në raportin 24 orësh.

Komento: