Një e mitur në Ferizaj thotë se u sulmua seksualisht nga babai i saj

08:57 | 21 Nëntor 2023
nje-e-mitur-ne-ferizaj-thote-se-u-sulmua-seksualisht-nga-babai-i-saj

Të martën e kaluar (14.11.2023) një e mitur, shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga babai i saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari gjendet në arrati.

“Ferizaj  14.11.2023, 13:30. Viktima femër shtetase e Shqipërisë e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga babai i saj i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë./Front Online

Komento: