
Një grua ka rënë nga kati i tretë i qendrës tregtare në Veternik të Prishtinës.
Mësohet se gruaja ka rënë nga kati i tretë në qendrën tregtare “Grand Store” në Prishtinë, shkruan lajmi.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se viktima është dërguar për tretman mjekësor, teksa motivet ende nuk dihen.
“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veterrnik në Prishtinë, saktësisht në një qendër tregtare, në rrethana ende të pasqaruara një person (femër) ka renë nga një lartësi brenda hapësirave të objektit. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë Ahmeti.