Një femër e lënduar rëndë nga një aksident në magjistralen Prishtinë-Vushtrri

19:50 | 18 Korrik 2019

Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë-Vushtrri.

Një femër ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në fshatin Stanovc, rruga Prishtinë-Vushtrri në ora 11:45 ka ndodh një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura dhe një femër është lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe ditë më parë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë bërë lansimin e fushatës “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”, që ka për qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në komunikacion për qarkullim të sigurt.

Broshura që rikujton disa nga shkeljet që rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik, është shpërndarë te vozitësit që kanë qarkulluar përmes pikës kufitare Kosovë – Serbi, ndërsa do të vazhdojë të shpërndahet edhe në pikat kufitare të tjera.

Komento: