Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hajvali.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një e mitur në Hajvali. Rasti është raportuar në Polici nga babai i saj.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se e njëjta edhe disa herë të tjera është larguar nga shtëpia.
“Me 13.12.2019 ankuesi mashkull K/shqiptar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk ka asnjë informacion se ku mund të ketë shkuar. Vlen të ceket se e njëjta edhe disa herë të tjera është larguar nga shtëpia”, thuhet në raport.
Njësitë policore janë duke hetuar rastin.