Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës.
Gjendet kufoma e një femre në det në qytetin e Durrësit.
Ka qenë Policia kufitare në bashkëpunim me rojet bregdetare që e kanë nxjerr nga uji trupin e pajetë.
“Më datë 15.05.2020, rreth orës 08:30, në lagjen nr.1, Durrës, është gjetur e mbytur në det një shtetase e seksit femër ende e paidentifikuar” -njofton policia.
Trupi është pikasur nga një anije peshkimi. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për ndriçimin e ngjarjes.