Një femër humb jetën shkaku i vetaksidentit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

09:29 | 18 Korrik 2021

Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, humb jetën një femër.

Një vetaksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Si pasojë e këtij vetaksidenti ka humbur jetën një femër, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci tha për lajmi.net se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se ka nisur një hetim të hollësishëm për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Komento: