Një femër në Ferizaj rrah nënën e saj, arrestohet

09:45 | 16 Shtator 2023
nje-femer-ne-ferizaj-rrah-nenen-e-saj,-arrestohet

Në orët e para të së premtes, është arrestuar një femër në Ferizaj, pasi që e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Front Online

Komento: