Një femër zhduket në Gjakovë

09:43 | 22 Janar 2019

Një femër është zhdukur në Gjakovë. Rasti është njoftuar dje nga babai i saj.

Një vajzë e mitur nga Gjakova ka dalë nga shtëpia e saj dhe nuk është kthyer më.

Rastin e ka lajmëruar në polici babai i viktimës dje rreth orës 21:15.

“Ankuesi K/Ashkali ka njoftuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, konfirmon policia.

Komento: