Një fëmijë vdes nga tërmeti i fuqishëm në Zagreb

10:35 | 22 March 2020

Një tërmet i fuqishmë ka goditur rëndë mëngjesin e sotëm Kroacinë.

Zyrtarët shëndetësorë në Kroaci kanë njoftuar se një fëmijë 15-vjeçar ka vdekur nga tërmeqi që e goditi kryeqytetin kroat në mëngjesin e së dielës.

“Një ekip mjekësor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën rrënoja e ka gjetur një fëmijë pa shenja jete”, tha Zarko Rasiq, kryetar i Institutit të Mjekësisë Emergjente në Zagreb.

Sipas Qendrës Gjermane për Gjeoshkenca, GFZ, tërmeti ka ndodhur në pjesën veriore të Zagrebit, me ç’rast janë dëmtuar ndërtesat dhe veturat që ndodheshin afër tyre, shkruan “Reuters”.

Përpos këtyre dëmeve, tërmeti i ka shkaktuar edhe disa zjarre. Shumë njerëz kanë dalë në rrugë nga frika e dridhjeve të tjera.

Komento: