Të dy janë çifti më i përfolur i show-bizzit.
Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi e kanë pasur ditë festive këtë të diel, pasi kanë festuar ditëlindjen e vajzës së tyre të vogël Sia.
Vogëlushja e familjes ka mbushur 1 vjeç dhe mami me babin i kanë organizuar një festë të madhe në shtëpi.
Në videot e publikuara në Instagram, Ami ka treguar arredimin e kopshtit me tullumbace shumë ngjyrëshe dhe një tryezë plot e përplot me ëmbëlsira.
Ami ka ndarë dhe një video romantike me Ermalin, të cilit i dhuron një puthje mjaft pasionante gjatë festës.