Një foshnje 9 muajshe dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, Policia nis hetimet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Një foshnje 9 muajshe dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës, Policia nis hetimet

10:20 | 22 Qershor 2022

Dërgohet pa shenja jete foshnja 9 muajshe në Spitalin e Pejës, Policia nis hetimet.

Një foshnje nëntë muajsh është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. Rasti është cilësuar “hetim i vdekjes”.

“Rugovë, Pejë 21.06.2022-15:40. Raportohet se në Spitalin Rajonal Pejë është sjellë pa shenja jete një foshnje nëntë muajsh. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, thuhet në raport.

Komento: