Një gjë e tillë nuk pritej! Granit Xhaka kalon tek Interi

11:11 | 12 Prill 2019

Duket se skuadrës së Interit do t’i bashkohet Granit Xhaka.

Mesfushori i Kombëtares së Zvicrës me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, po kërkohet nga Inter.

Mediet në Itali raportojnë se drejtues të Interi kanë pasur takim me drejtues të Arsenalit, për të marrë informacione për Xhakën, përcjell lajmi.

Sipas Corriere Dello Sport, drejtuesit e Interit vlerësojnë Xhakën për moshën e tij, pasi është vetëm 26 vjeç, por edhe për eksperiencën e madhe ndërkombëtare.

Krahas Xhakës, Interi ndjek me interes edhe mesfushorin e Cagliarit, Nicolo Barrella dhe atë të Romës, Lorenzo Pellegrini.

Komento: