Një grua ka rënë nga një ndërtesë në lagjen “Emshir” të Prishtinës, sot rreth orës 18:00.
Rastin për e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas Ahmetit, ajo është dërguar për tretman mjekësor, derisa hetuesit policor po punojnë për sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë rast.
“Sot rreth 18:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Emshir në Prishtinë, një person (femër) ka rënë nga një ndërtesë, dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.