Gjendet e vdekur në banesën e saj një grua në Pejë.
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një grua është gjetur e vdekur dje gjatë ditës në banesën e saj.
Gruaja është gjetur nga policia në banesën e saj në Pejë, në rrugën “Eliot Engel”.
Njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e vik’ timës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete vik’ tima femër K/Shqiptare. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e vik’ timës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, shkruhet në njoftim të policisë.