Një grua gjendet e vdekur në bunar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Një grua gjendet e vdekur në bunar

14:41 | 20 Gusht 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë.

Një 62 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies në pus (bunar) në fshatin Kqiq të Mitrovicës.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zhaiti.

“Ngjarja është raportuar nga familjarët e viktimës sot rreth orës 12:00. Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve me urgjencë kanë mbërri edhe ekipi mjekësor, ku mjeki kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Zahiti.

Ai ka shtuar se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rrethanave të vdekjes së 62 vjeçares.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!