Një grua gjendet e vdekur në Kamenicë

09:01 | 27 Gusht 2020

Gjendet e vdekur një grua në Kamenicë.

Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Hogosht të Kamenicës dhe po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u dërgua në IML për obduksion.

“Fsh. Hogosht, Kamenicë 26.08.2020 – 11:05. Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës

Komento: