Një grua gjendet e vdekur në liqenin e Badovcit

18:35 | 08 November 2021

Gjendet e vdekur një grua në liqenin e Badovcit.

Një grua është gjetur pa shenja jete sot në liqenin e Badovcit, ka njoftuar policia.

Në vendin e ngjarjes është ftuar Mjekësia Ligjore, ndërsa prokurori i shtetit ka nisur hetimet për zbardhjen e vdekjes së saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 14:00, është pranuar Informata për prezencën e një trupi të pajetë në liqenin e Badocit. Me të marrë informatën policia me të gjitha njësitë e nevojshme si dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Po ashtu janë ftuar edhe zyrtarët e institutit të mjekësisë ligjore për tërheqjen e trupit të pajetë (femër). Aktualisht policia konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit ka iniciuar rastin hetim mbi vdekjen.

Komento: