Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Prizren, Policia nis hetimet

09:56 | 24 Dhjetor 2025
Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Prizren, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka nisur hetimet për një rast të vdekjes që ka ndodhur në Prizren, ku një grua është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e saj.

Nga policia është theksuar edhe se, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

‘‘HETIM I VDEKJES

Prizren / 23.12.2025 – 11:00. Viktima femër kosovare është gjetur pas shenja jete në shtëpinë e saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet në raport.

Komento: