Një grua është gjetur pa shenja jete në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në Prishtinë, në rrethana të panjohura ka ndërruar jetë një grua.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë, rreth orës 17:56, ku viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe mjeku, ndërkaq me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.