
Gjendet e vdekur një grua në Suharekë.
Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Suharekë.
Rasti ka ndodhur të dielën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, njofton raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.