Një grua gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj

09:51 | 19 Shkurt 2023

Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Reçan të Prizrenit.

Policia njofton se një dëshmitar ka raportuar se nuk e ka parë viktimën që dy ditë dhe më pas bashkë me disa fqinjë e kanë hapur derën dhe e kanë parë pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion

Njoftimi i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË

Fsh. Reçan, Prizren 18.02.2023 – 19:10. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se fqinja e saj që dy ditë nuk është parë.

Dëshmitari së bashku me disa fqinjë kanë hapur derën e saj dhe kanë vërejtur viktimën pa shenja jete.

Njësitë policore dhe një ekipe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Komento: