Në person ka humbur jetën në një aksident trafiku në Partesh.
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në dalje të Parteshit, përkatësisht rrugën Gjilan-Ferizaj.
Si pasojë e aksidentit, një grua ka humbur jetën, ndërsa një fëmijë është lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar rastin për indeksonline.
Hashani ka thënë se fëmija është dërguar me lëndime në spital.
“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Parteshit, përkatësisht rrugën Gjilan-Ferizaj. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një femër, viktimë shqiptare. Ndërsa, një fëmijë është dërguar me lëndime për në Spitalin Rajonal i Gjilanit. Njësitë e Policisë gjenden në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë ai.