Një grua kërkon ndihmë mjekësore në QKUK pasi u sulmua fizikisht nga ish i dashuri

12:24 | 25 Nëntor 2023
nje-grua-kerkon-ndihme-mjekesore-ne-qkuk-pasi-u-sulmua-fizikisht-nga-ish-i-dashuri

Një grua ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi është sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 24.11.2023 – 00:35. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Front Online

Komento: