Një grua në Prishtinë gjendet pa shenja jete, këto ishin rrethanat

12:13 | 29 September 2019

Një grua u gjend pa shenja jete.

Mëngjesin e sotëm në lagjen Ulpiana në Prishtinë është gjetur një grua e vdekur.

Policia dhe Prokuroria po i hetojnë rrethanat që mund të kenë çuar deri tek vdekja e saj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor , i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Komento: