Një grua në Rahovec, fyhet, kanoset dhe dhunohet psiqikisht nga bashkëshorti

15:03 | 02 Shtator 2023
nje-grua-ne-rahovec,-fyhet,-kanoset-dhe-dhunohet-psiqikisht-nga-bashkeshorti

Një femër në Rahovec ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj i ka shkaktuar dhunë psikike, fyerje dhe kanosje.

Policia, përmes raportit 24 orësh bën të ditur se palët janë intervistuar, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rahovec 01.09.2023-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike , fyerje dhe kanosje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online

Komento: