Gruaja nga Lipjani denoncon mjekun, u ofendua gjatë kontrollit mjekësor.
Gjatë ditës së djeshme një grua në Lipjan ka denoncuar në polici një mjek.
E njëjta ka raportuar se derisa kishte kërkuar tretman mjekësor ishte ofenduar nga mjeku kujdestar, njofton Klankosova.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.