Një grua nga Mitrovica sulmohet nga kunata e saj, policia jep detaje

10:31 | 26 Nëntor 2022

Sulmohet nga kunata një grua në Mitrovicë.

Një grua në Mitrovicë është sulmuar nga kunata e saj gjatë ditës së djeshme.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor teksa rasti është duke u hetuar nga policia.

“Mitrovicë 25.11.2022-15:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga kunata e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara nuk është intervistuar, rasti është duke u hetuar” thuhet në raport.

Komento: