Një grua rrahet nga burri dhe vjehrri i saj në Vushtrri

09:05 | 25 Nëntor 2023
nje-grua-rrahet-nga-burri-dhe-vjehrri-i-saj-ne-vushtrri

Të premten rreth orës 09:00, një grua në Vushtrri është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrri i saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimës i është ofruar mbrojtje nga gjykata.

“Vushtrri 24.11.2023 – 09:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehërri i saj. Viktimës i është ofruar mbrojtje nga gjykata, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./Front Online

Komento: