Një grua shkoi për të konvertuar patentë shoferin, por dyshohet se nuk e kishte fare

10:09 | 24 Gusht 2024
nje-grua-shkoi-per-te-konvertuar-patente-shoferin,-por-dyshohet-se-nuk-e-kishte-fare

Një grua ka shkuar për të konvertuar patentë shoferin, po që dyshohet se nuk e kishte fare një të tillë.

Policia ka bërë të ditur se është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime.

“Nga Agjencia e Regjistrit Civil në Prishtinë, është pranuar njoftimi se e dyshuara femër kosovare, ka bërë kërkesë në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicë Veri, për konvertimin e patentë shoferit, gjatë verifikimit, dyshohet se e dyshuara nuk posedon fare patentë shofer. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: