OKB: Një grua vdes çdo dy minuta gjatë shtatzënisë ose lindjes.
Një grua ende vdes çdo dy minuta nga komplikimet që lidhen me shtatzëninë ose lindjen e fëmijëve, edhe pse vdekshmëria e nënave ka rënë me një të tretën në 20 vite, paralajmëruan Kombet e Bashkuara.
Siç theksohet në një raport të Kombeve të Bashkuara të përpiluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), shkalla globale e vdekshmërisë së nënave u ul me 34.3% nga viti 2000 në 2020.
Bjellorusia shënoi rënien më të madhe, ndërsa Venezuela shënoi rritjen më të madhe, e ndjekur nga Qiproja, Greqia dhe SHBA. Në nivel global, 287,000 gra vdiqën gjatë shtatzënisë ose lindjes në vitin 2020, me fjalë të tjera, një vdekje çdo dy minuta nga 446,000 në 2000.
Shtatzënia mbetet një “përvojë jashtëzakonisht e rrezikshme për miliona gra në mbarë botën që nuk kanë akses në shërbime shëndetësore me cilësi të lartë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, sipas njoftimit për shtyp të lëshuar nga zyrat e tij në Gjenevë.
“Këto statistika të reja zbulojnë nevojën urgjente për të siguruar që çdo grua dhe vajzë të kenë akses në shërbimet shëndetësore kritike para, gjatë dhe pas lindjes.
Numri i vdekjeve u rrit në pothuajse të gjitha rajonet e botës vitet e fundit, me përjashtim të Australisë dhe Zelandës së Re (–35%) dhe Azisë qendrore dhe jugore (–16%).