Një grua vd*es në spitalin e Gjakovës, policia nis hetimet

16:46 | 25 Shtator 2024
nje-grua-vd*es-ne-spitalin-e-gjakoves,-policia-nis-hetimet

Një grua ka vdekur në spitalin e Gjakovës gjatë së martes.

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar.

65-vjeçarja u dërgua për trajtim aty pasi fillimisht ishte dërguar nga familjarët e saj në QKMF-në në Rahovec e më pas u dërgua edhe në spital.

Kjo u bë e ditur për Front Online nga zëdhënës i policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se lidhur me rastin policia i ka nisur hetimet.

“Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor”, tha Elezaj.

Komento: