Një grua nga Suhareka është raportuar e zhdukur të dielën, njoftoi Policia e Kosovës në raportin e së hënës.
Në njoftimin policor u tha se e zhdukura ka dalë nga shtëpia, por nuk është kthyer më.
Policia ka hetimet, derisa rasti është iniciuar “person i zhdukur”.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.