Loriana Kuka ka kaluar në finale.
Ajo po vazhdon me fitore në Grand Prixin e Gjeorgjisë, i cili po mbahet në Tbilisi.
Në kategorinë -78, Loriana ka arritur që të sigurojë luftën finale, duke e kaluar edhe pengesën në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale Kuka triumfoi kundër Francezes Posvite, të cilën e mposhti 1:0 me pikë, shkruan lajmi.net.
Kështu, Kuka ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë për vetën dhe Kosovën, por sigurisht gara do të bëhet për medaljen e artë.
Në finale Loriana Kuka do të ketë përball kubanezen Kaliema Antomarchi, e cila do të jetë pengesa e fundit për kosovaren në këtë Grand Prix.