Një i burgosur ikën nga qelia në Dubravë

21:30 | 09 Shkurt 2020

Një i burgosur ka ikur nga qelia në Dubravë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të dielën pasdite një i burgosur ka ikur nga qelia e Dubravës.

I burgosuri M.K. është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës.

Sipas njoftimit, i njëjti ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale suulm ndaj personit zyrtar.

Për rastin, SHKK-ja ka thënë se e ka njoftuar policinë dhe menjëherë është bërë fletërreshtimi.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 18:00, i burgosuri M. K është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës. I njëjti ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale, sulm ndaj personit zyrtarë”, thuhet në njoftim. /ORAinfo/

Komento: