Një i lënduar në një vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë

17:38 | 14 November 2024
nje-i-lenduar-ne-nje-vetaksident-ne-rrugen-prishtine-peje

Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Koreticë, ku një person ka mbetur i lënduar.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, cili bëri të ditur se njësia e policisë së trafikut është marrë me rastin.

“Rreth orës 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë)”.

“Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e policisë së trafiku është marrë me rastin”, thuhet tutje në konfirmim.

Komento: