Një i lënduar pas një vetaksidenti në Skivjan të Gjakovës

15:03 | 30 Dhjetor 2023

Një vetaksident ka ndodhur në Skivjan të Gjakovës, ku një person ka mbetur i lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe pastaj në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

“Rreth orës 23:35 kemi pranuar informatë për  aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një automjeti kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte vet-aksidentuar”.

“Për pasojë përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime dhe fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë  për trajtim mjekësor dhe pastaj në QKUK. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, thuhet tutje në konfirmim.

Komento: