Një i lënduar si pasojë e aksidentit mes dy kamionëve në rrugën Prishtinë-Pejë

16:25 | 17 Mars 2026

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy kamionëve në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se i lënduari ka kërkuar ndihmë mjekësore.

“Në ora 13:45 është policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident janë përfshirë dy kamionë, si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha ai. /BetimipërDrejtësi

Komento: