Një i maskuar ekzekuton shqiptarin në mes të lokalit në Athinë

22:17 | 18 December 2022

Autori i maskuar ekzekuton shqiptarin në mes të lokalit në Athinë.

Mediat greke kanë publikuar pamjet kur autori i maskuar ka ekzekutuar një shqiptar dhe ka plagosur 2 të tjerë në mes të lokalit në Athinë të Greqisë.

Siç shihet në video autori ishte i maskuar me maskë anti-Covid dhe kapuç të zi.

Ai u afrua në tavolinë dhe hapi zjarr ndaj tyre. Më pas u largua me shpejtësi.

Deri më tani mediet greke kanë raportuar se viktima është me origjinë shqiptare.

Po kështu, edhe njëri nga të plagosurit është shqiptar. E plagosura e dytë një grua, raportohet se është pronarja e lokalit. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Komento: