Një i mitur është therur me thikë, pas një përleshjeje me dy persona të tjerë të mërkurën në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i mitur, pas një zënke, është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar, deri më tani të panjohur dhe të njëjtët e kanë therur me thikë viktimën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor e më pas është liruar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e plotë të Policisë.