
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në “Rrugën C” në Prishtinë, ku një person i moshuar është përplasur nga një automjet.
Në vendin e ngjarjes ka dalë autoambulanca, ku ekipi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë të lënduarit.
Po ashtu, aty ndodhet edhe Policia e Kosovës, e cila është duke u marrë me rastin dhe po heton shkaqet e aksidentit.
Ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të të lënduarit.