Një i plagosur e pesë të tjerë me lëndime trupore, detajet e fundit nga përleshja në Fushë Kosovë

16:35 | 03 Nëntor 2020

Sot rreth orës 14:00, në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë, ka ndodhur një su’lm ndaj zyrtarëve policorë.

Si pasojë e kësaj përleshje, nga policia e Kosovës kanë thënë se është plagosur një person, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime prej tyre edhe dy zyrtarë policorë.

“Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Informacioni i plotë nga Policia:

Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor.

Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

Komento: