
Pas një konflikti për motive banale, një i ri është goditur dy herë me thikë dhe është dërguar në spital.
Incidenti ka ndodhur në Qerret të Katundit të Ri në Durrës, raporton Topchannel.
Haxhi Shehu ka mbetur i lënduar, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar i sulmit Egzon Sinani është shpallur në kërkim.